Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se deri më tani nuk ka “asnjë ndjenjë rreziku” nga dronët që po fluturojnë mbi Shtetet e Bashkuara.
Bideni e ka bërë këtë deklaratë teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë të martën në mbrëmje për në Delaware, raporton AP.
Një numër i madh dronësh misterioz janë raportuar që fluturojnë mbi Neë Jersey dhe në të gjithë SHBA-në lindore, duke ndezur spekulime dhe shqetësime se nga kanë ardhur dhe pse.
FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë shtetërore kanë qenë duke hetuar, por zyrtarët thonë se deri më tani nuk ka asgjë që sugjeron se ndonjë dron ka paraqitur një kërcënim për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike.
Bideni ka thënë se duket se nuk ka asgjë të keqe në lidhje me objektet fluturuese.
“Ka shumë dronë të autorizuar. Këtë po e ndjekim me vëmendje”, është shprehur ai.
Pavarësisht komenteve të zyrtarëve federalë, shumë ligjvënës shtetërorë dhe komunalë megjithatë kanë kërkuar rregulla më të rrepta se kush mund të fluturojë me avionë pa pilot.