Botë

Dorëzohet 38-vjeçari që hodhi koktej molotovi në shtëpinë e guvernatorit amerikan

Cody Balmer

Autoritetet policore në Pensilvani e kanë arrestuar një person që hodhi koktej molotiv pranë shtëpisë së guvernatorit Josh Shapiro. Siç raportojnë mediat lokale amerikane, i arrestuari Cody Balmer u ngjit në një gardh para se të hidhte molotovin, derisa rezidenca pësoi dëme të konsiderueshme.

Balmer u vetëdorëzua, derisa s'dihet motivi i sulmit, por i arrestuari ishte shprehur se ka urrejtje ndaj guvernatorit. 38-vjeçari ka dosje në policinë amerikane.

Ai ishte shpallur fajtor në 2015-n për falsifikim dhe vjedhje, gjersa ka një çështje të hapur për sulm të 2023-n.

Balmer po akuzohet për tentim vrasje, zjarrvënie dhe terrorizëm.