Botë

Doktorët thonë se Papa Françesku do të lirohet nga spitali të dielën

Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku do të lirohet të dielën nga spitali, teksa doktorët kanë thënë se atij do t’i nevojiten edhe dy muaj pushim, raporton Reuters.

Françesku, 88 vjeç, ishte shtruar në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Fillimisht ishte trajtuar për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dyja mushkëritë.

Papa zakonisht e bën lutjen e përjavshme të dielave në sheshin e Shën Pjetrit. Ai s’ka qenë në gjendje ta bëjë këtë që prej datës 9 shkurt, para se të shtrohej në spital.

Vatikani ka thënë se nuk pritet që lutja e Françeskut të mbahet këtë të diele, për arsye se atij i duhet ende kohë për t’u rikuperuar nga pneumonia, por ka shtuar se ai do të dalë në dritare për t’i përshëndetur adhuruesit.