Botë

Djali i Osama bin Ladenit dëbohet nga Franca

Franca

Njëri djalë i themeluesit të Al-Qaedas, Osama bin Laden është dëbuar nga Franca, ku ka jetuar për vite duke pikturuar peizazhet e një fshati të Normandisë dhe i është ndaluar rikthimi pasi ka postuar komente në rrjete sociale duke lavdëruar terrorizmin, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau ka thënë se e ka nënshkruar një urdhër që dëbon Omar Binladinin nga Franca dhe se Binladini është deportuar edhe në të kaluarën. Ai nuk ka dhënë detaje për kohën e deportimit ose vendin ku është dërguar Binladini.

“Binladini, që ka jetuar në rajonin Orne për disa vite si burrë i një shtetase britanike, ka postuar komente në rrjetet e tij sociale në vitin 2023, të cilat kanë lavdëruar terrorizmin”, ka thënë Retailleau në platformën X. “Dëbimi administrativ siguron që Binladini nuk mund të kthehet në Francë për asnjë arsye”.

Sipas gazetës javore lokale, Le Publicateur Libre, Binladini ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve franceze përmes një postimi në rrjetet sociale për ditëlindjen e babait të tij, i cili është vrarë nga forcat amerikane në vitin 2011.

Artikulli ka raportuar në korrik të vitit 2023 se policia e ka kërkuar Binladenin në fshatin Domfort, Normandi.