Botë

Tre të vdekur e gjashtë të plagosur në sulmin në një shkollë në SHBA

Disa të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë në SHBA

Tre persona kanë mbetur të vrarë e gjashtë tjerë janë plagosur në sulm në një shkollë katolike në Madison të Wisconsinit në SHBA, raporton “BBC”. 

Policia ka thnë se një nxënës në “Abundant Life Christian School” ka kryer sulmin. Një mësues dhe një nxënës kanë mbetur të vrarë, ndërsa i vrarë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe sulmuesi. 
Gjashtë persona janë lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike. 

Shefi i Departamentit të Policisë së Madisonit, Shon Barnes, ka thënë se nuk janë të ditura motivet për sulmin. 

Është gjetur edhe arma me të cilën pretendohet se u krye sulmi. 

“Gjithë komuniteti ynë është prekur nga ky incident tragjik”, ka thënë kryebashkiakja e Madisonit, Satya Rhodes-Conway. 
 


 

Departamenti i Policisë i Madisonit ka thënë se tre persona vdiqën në sulmin me armë në një shkollë në Madison, Wisconsin në SHBA, përfshirë këtu edhe sulmuesin, raporton “BBC”. 

Gjatë një konference për media më herët të hënën u tha se pesë persona vdiqën në shkollën “Abundant Life Christian School”. 

“Gjatë konferencë për media më herët, u tha gabimisht se 5 kanë vdekur. Sërish, tre persona kanë vdekur”, tha Policia në komunikatë. 

Gjashtë janë të plagosur. 

Një i mitur ka hapur zjarr në një shkollë katolike në Madison të Wisconsinit. I mituri u gjet po ashtu i vdekur nga policia. 

Rastin e ka dënuar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, duke thënë se i kanë ofruar shkollës mbështetjen e nevojshme për të hetuar këtë rast.


Disa viktima nga sulmi me armë i të miturit në një shkollë të SHBA

Një i mitur ka hapur zjarr në një shkollë katolike në Madison të Wisconsinit, duke i lënë të paktën katër persona të vrarë, ka raportuar të hënën NYTimes.

Autoritetet policore njoftuan se kanë mbetur edhe disa të plagosur nga sulmi. I mituri është gjetur i vdekur në vendin e ngjarjes, derisa Policia tha se s'kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

Rastin e ka dënuar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, duke thënë se i kanë ofruar shkollës mbështetjen e nevojshme për të hetuar këtë rast.


Disa të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë në SHBA

Disa persona janë plagosur në një shkollë në Wisconsin, pas të shtënave me armë zjarri, ka raportuar AP-ja të hënën.

Në njoftim u tha se pati të shtëna në shkollën krishtere “Aundant Life”, në Madison.

Autoritetet policore po e hetojnë rastin.

Nuk janë dhënë shumë detaje mbi sulmin.