Uragani “Milton” hyri në Floridë si stuhi e kategorisë së tretë, duke i dhënë goditjen e dytë brenda pak kohëve shtetit, i cili ende po rimëkëmbej nga uragani “Helene”. Gjatë së enjtes është raportuar për të paktën 10 persona të vdekur si pasojë e “Miltonit”, teksa mbi 3 milionë shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike. Guvernatori i Floridës u ka bërë thirrje qytetarëve të mos kthehen në zonat e prekura pa u kontrolluar nga ekipet e shpëtimit.
Në bregun lindor të Floridës, është raportuar për të paktën 10 të vdekur si pasojë e uraganit të rrezikshëm “Milton”.
Banorët e Floridës po paralajmërohen të mos i vizitojnë zonat e goditura, pasi uragani solli tornado, përmbytje dhe stuhi.
Më shumë se tre milionë shtëpi e biznese janë pa energji elektrike, ndërsa guvernatori Ron DeSantis ka paralajmëruar më shumë përmbytje në ditët në vijim.
Ai dhe zyrtarët e shtetit u kanë kërkuar banorëve të Floridës që t'i lënë punonjësit e shpëtimit të kontrollojnë zonat e prekura përpara se të kthehen në to.
VIDEO: Dëmet në bregdetin e Floridës
🇺🇸 Drone footage shows infrastructure damages across Florida due to Hurricane Milton. pic.twitter.com/hY0fS2hWGl
“Ne do ta kuptojmë më mirë shkallën e dëmit tek punojmë gjatë ditës. Shpëtimtarët kanë punuar gjatë gjithë natës për t’i ndihmuar qytetarët në vështirësi. Stuhia ishte e frikshme, por fatmirësisht nuk ishte skenari më i keq që e kemi menduar. ‘Milton’ u dobësua para se të arrinte në tokë”, ka theksuar DeSantis.
Para se uragani “Milton” të godiste në tokë në Florda, nisën tornadot nëpër pjesë të ndryshme.
Veçanërisht u godit Fort Pierce, ku u shkatërruan shtëpi dhe disa banorë humbën jetën.
“Ne kemi humbur disa jetë”, ka thënë sherifi i qarkut St. Lucie, Keith Pearson për “WPBF News”.
“Milton” e goditi Floridën si stuhi e kategorisë së tretë, duke i dhënë goditjen e dytë brenda pak kohëve këtij vendi që u përball me uraganin “Helene”.
VIDEO - Tampa:
Just a taste of the video I got today in the University area of Tampa. #tvnews #drone13 #tragic pic.twitter.com/OCIaS6fWwC
Qendra Kombëtare e Uraganeve ka thënë se shpejtësia e erës arriti deri në 205 kilometra në orë kur goditi bregun në Siesta Key, në jug Tampës.
Zonat më të rrezikuara dhe me popullsi të dendur janë: Tampa, St Petersburg, Sarasota dhe Fort Myers.
Banorët e St. Petersburg më nuk kanë ujë të pijshëm, sepse është dëmtuar furnizimi me ujë i qytetit.
Stuhia ka goditur edhe rrjetin energjetik në pjesë të mëdha të Floridës.
Më shumë se 3 milionë shtëpi e biznese kanë mbetur pa rrymë që nga e enjtja, sipas
“PowerOutages.us.”, që mbikëqyr raportet e shërbimeve.
Rreth 90 minuta pasi mbërriti në tokë, uragani “Milton” ra në stuhi të kategorisë së dytë.
Por, të enjten herët u ul në stuhi të kategorisë së parë, me shpejtësi maksimale të erërave 135 kilometra në orë dhe ishte rreth 55 kilometra në lindje të Orlandos. Në mbrëmje, autoritetet vlerësuan se më “Milton” nuk cilësohet uragan dhe se i ka humbur karakteristikat e tij.
Shirat e dendur pritet të shkaktojnë përmbytje përgjatë lumenjve e liqeneve në Floridë edhe në ditët në vazhdim.
“Milton” është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik.
Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte “Wilma” në vitin 2005.