Botë

Dhoma e Ulët e Zvicrës vendos për të ndaluar përdorimin e simboleve naziste dhe ekstremiste

Parlamenti zviceran

Parlamenti zviceran

Foto: Associated Press

Dhoma e ulët e Parlamentit zviceran ndoqi hapat e Senatit ose të dhomës së sipërme të mërkurën, duke miratuar një masë që do të ndalojë përdorimin, veshjen publike ose shfaqjen e simboleve naziste dhe raciste që mund të nxisin urrejtje ose dhunë ekstremiste.

Propozimi shkon përtej një ndalimi të thjeshtë të relikeve naziste, të cilat kishin dështuar në të kaluarën në Parlament, për të përfshirë forma të tjera të simboleve ekstremiste që mund të nxisin urrejtje ose dhunë, raporton AP.

Shumica e grupeve politike e mbështetën masën dhe e mposhtën kundërshtimin nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, e cila ka më shumë vende në dy dhomat. Votimi e vendos Zvicrën në rrugën e duhur për t'u bashkuar me vendet e tjera evropiane që kanë miratuar ndalime të ngjashme.

“Sot në Zvicër, është e mundur – madje lejohet, të valvitet një flamur me një simbol nazist në ballkon. Është e mundur të valvitësh një flamur me imazhin e 'SS' në xhamin e përparmë të veturës suaj. Është e mundur të bëhet një përshëndetje Hitleri në hapësirën publike”, ka thënë ligjvënësi i Gjelbër Raphael Mahaim, në një debat që i parapriu votimit.

Masa do t'i drejtohet tani Këshillit Federal ekzekutiv për një tekst të finalizuar që mund të shkruhet në ligj nga Parlamenti.

Përpjekjet për të nxitur legjislacionin më të ashpër janë përshpejtuar muajt e fundit pas një rritje të sulmeve antisemitike në të gjithë Evropën dhe përtej, që shoqëruan fillimin e luftës së fundit Izrael-Hamas në Gaza më shumë se gjashtë muaj më parë.

Lufta shpërtheu pasi grupet militante Hamas dhe Xhihadi Islamik sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz në Izrael dhe duke kapur 250 si pengje. Izraeli u përgjigj me një ofensivë në Gaza që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka vrarë mbi 33,800 njerëz, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.