Botë

Dhjetëra të lënduar pasi një kamion godet një stacion autobusi në Tel Aviv

Izrael

Foto: Associated Press

Dhjetëra persona raportohet të jenë lënduar pasi një kamion ka goditur një stacion autobusi në atë që dyshohet të jetë një sulm i qëllimshëm në Izraelin qendror.

Të paktën katër persona janë në gjendje të rëndë dhe të tjerët kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat në vendin e ngjarjes në Glilot, në veri të Tel Avivit, raporton BBC.

Policia ka thënë se rrethanat e rastit janë ende duke u hetuar, por mediat vendase e raportuan incidentin si një sulm të dyshuar.

“Në orën 10:08 të mëngjesit, në Qendrën e Thirrjeve Emergjente 101 të MDA-së në rajonin Yarkon u pranua një raport për një kamion që goditi një stacion autobusi në bulevardin Aharon Yariv në Ramat Hasharon. MDA EMT dhe paramedikët aktualisht po ofrojnë trajtim mjekësor në vend për dhjetëra viktima”, thuhet në një deklaratë të shërbimeve të urgjencës së Izraelit.