Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe të tjerë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi kujdesi pranë Zaragozas në verilindje të Spanjës, njoftuan shërbimet e urgjencës.
Zjarri shpërtheu herët të premten në mëngjes dhe zyrtarët lokalë thanë se 82 persona jetonin në shtëpi, raportoi BBC.
Qendra u hap 16 vjet më parë si një shtëpi e pleqve sipas raporteve lokale, por që atëherë është specializuar në kujdesin për banorët me demencë dhe probleme të shëndetit mendor.
Nuk dihen ende moshat e atyre që kanë vdekur.
Dy persona të tjerë u dërguan në spital, duke përfshirë një person, gjendja e të cilit u përshkrua si kritike, tha kryebashkiakja e Villafranca de Ebro për radion spanjolle.
Volga Ramírez tha për “Cadena Ser” se tragjedia mund të jetë shkaktuar nga një dyshek që ishte kapluar nga zjarri në një nga dhomat.
Dyshohet se personat vdiqën nga asfiksia.