Dhjetë persona janë plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York, në kohën kur po prisnin të hynin në një ngjarje private, ka njoftuar Policia.
AP ka shkruar se rreth 15 persona të moshave 16-20 vjeç po qëndronin jashtë klubit të natës
Amazura” në orën 23:15, të mërkurën, kur katër burra iu afruan grupit dhe tre ose katër prej tyre hapën zjarr ndaj grupit.
Shefi i Departamentit të Policisë së New Yorkut, Philip Rivera, në një konferencë për media ka thënë se janë dëgjuar rreth 30 të shtëna para se personat e armatosur të largoheshin në këmbë.
Më pas ata u panë të hipnin në një veturë me targa të huaja.
Riviera ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për raste të tilla.
Në mesin e të plagosurve sipas autoriteteve janë 6 vajza dhe 4 djem. Që të gjithë thuhet se janë jashtë rrezikut për jetë.
Ende nuk dihet motivi i rastit, por Riviera ka thënë se rasti “nuk ka të bëjë me terrorizëm”.