Një nxënëse ka hapur zjarr në një shkollë katolike private në Wisconsin të SHBA-së të hënën, duke vrarë dy persona e plagosur gjashtë tjerë, raporton "BBC".
Shefi i Policisë së Departamentit të Madisonit, Shon Barnes, ka thënë të hënën mbrëma se një nxënëse 15-vjeçare ishte prapa sulmit.
Autoritetet thanë se ajo ishte në klasë në “Abundant Life Christian School” kur shtiu me armë zjarri. Ajo u gjet e vdekur në vendin e ngjarjes. Gjashtë nxënës u plagosën, dy janë në gjendje kritike. U vra një mësues dhe një nxënës. Nuk është identifikuar ende motivimi i sulmit.
Barnes ka thënë se nuk është e qartë se si ajo ra në posedim të armës.
Emri i sulmueses ai ka thënë se është Natalie Rupnow, që po ashtu njihej edhe si Samantha. Ajo dyshohet se kreu vetëvrasje.