Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë janë lënduar në Indi pasi një autobus ra në një grykë në veri të vendit, në Uttarakhand.
BBC-ja ka raportuar të martën se 44 persona ishin në autobus kur shoferi humbi kontrollin dhe automjeti ra në një kanal 50 metra të thellë në Marchula.
Many feared dead after bus falls into gorge in #Uttarakhand
— The Times Of India (@timesofindia) November 4, 2024
The accident occurred near Kupi in Ramnagar at Pauri-Almora border when a Garwal Motors Users' 42-seater bus fell into a gorge.
Details here 🔗https://t.co/VzejE1WJtF pic.twitter.com/SoCAs6CIiy
Në pamje shihet autobusi që kishte rënë në fund të kodrës.
Qeveria indiane ka urdhëruar të hetohet aksidenti, derisa kryeministri Narendra Mondi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka ndarë para për familjet.
BBC-ja ka bërë me dije se rreth 160.000 persona vdesin në aksidente rrugore në Indi çdo vit, duke u bërë shteti me numrin më të lartë të vdekjeve. Autobusët janë mjetet kryesore të transportit.