Botë

Deri në 10,000 trupa amerikane pritet të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Ushtria amerikane

Foto: Associated Press

Mediat amerikane kanë raportuar të mërkurën vonë se Pentagoni po planifikon të vendosë 1,500 trupa amerikane në kufirin me Meksikën, që nuk do të përfshiheshin në zbatimin e ligjit por vetëm për të ndihmuar në vendosjen e barrierave.

Mirëpo, në një dokument të brendshëm të qeverisë të parë së fundmi nga CBS News, thuhet se deri në 10,000 trupa  mund të dislokohen në të vërtetë në kufirin me Meksikën. 

Memorandumi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit daton më 21 janar, një ditë pas inaugurimit të Trumpit dhe tregon një plan për të dërguar "10,000 ushtarë" për të ndihmuar agjencinë. 

Numrit fillestar prej 1,500 trupash, që do të dërgohen në San Diego në Kaliforni dhe El Paso në Teksas, do t'i bashkohet një numër tjetër prej 2,500 ushtarësh të vendosur tashmë në kufi.

Në memorandum thuhet gjithashtu se bazat e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së mund të përdoren si "objekte mbajtjeje" për migrantët që presin të deportohen.

Disa orë pasi u betua si president, Trumpi ka shpallur një emergjencë kombëtare në kufirin me Meksikën, duke thënë se "sovraniteti i Amerikës është nën sulm". 

Emigracioni ishte një premtim kyç i fushatës së Trump-it. Ai ka bërë premtime të përsëritura për të mbyllur kufirin.

LEXO EDHE: