Botë

Deputetët francezë debatojnë përpara votimit të mosbesimit ndaj kryeministrit Barnier

Marine Le Pen

Liderja e "Tubimit Kombëtar" Marine Le Pen

Deputetët francezë kanë nisur një debat përpara votimit të mosbesimit ndaj kryeministrit, Michel Barnier.

Aleanca e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor dhe deputetët e "Tubimit Kombëtar" të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen kanë thënë tashmë se do të hedhin votat e tyre kundër tij, raporton BBC.

Nëse mocioni kalon, siç pritet, qeveria do të bie, por Barnier mund të kërkojë të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm.

Drama u shkaktua kur Barnier anashkaloi procedurat normale parlamentare për të kaluar buxhetin e tij të vitit 2025.

73-vjeçari ka qenë në një pozicion të pasigurt që nga dita kur u bë kryeministër në shtator, me emërimin e tij pas zgjedhjeve në të cilat asnjë parti nuk kishte mandate të mjaftueshme për të qeverisur vetë.

Liderja e “Tubimit Kombëtar”, Marine Le Pen ka thënë në fjalimin e saj para ligjvënësve të mërkurën se ka ardhur momenti i së vërtetës.

Ajo po ashtu ka deklaruar se Franca e ka humbur kontrollin mbi financat e saj. 

"Franca ka humbur kontrollin e financave të saj publike”, është shprehur ajo. 

Lexo përditësimet tjera
France

Ligjvënësit francezë pritet ta rrëzojnë sot qeverinë e Barnier

Ligjvënësit francezë janë të sigurt se do të rrëzojnë qeverinë me një mocion mosbesimi të mërkurën,...