Një gjykatë në Spanjë e ka dënuar një të moshuar me 18 vjet burgim për bombat që i dërgoi me postë kryeministrit spanjoll dhe në ambasadat e SHBA-së dhe Ukrainës më 2022.
76-vjeçari Pompeyo Gonzalez Pascual, i cili kundështoi mbështetjen për Ukrainës pas pushtimit rus, u shpall fajtor për terrorizëmdhe prodhim eksplozivësh nga gjykata më e lartë në Spanjë.
Pajisjet shpërthyese të bëra vetë u dërguan te kryeministri Pedro Sanchez, ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, ambasadat amerikane dhe ukrainase, një firme spanjolle armësh dhe një baze ushtarake të madhe spanjolle.
Një punonjës i ambasadës ukrainase pati pësuar lëndime të lehta derisa po hapte një nga pakot. Pakot e tjera u larguan nga punonjësit e sigurisë.