Prokurorja e Përgjithshme e Kalifornisë, Rob Bonta, dyshon se disa oficerë kanë promovuar, shikuar dhe mbuluar rrahje që kanë ndodhur gjatë gjashtë muajve në vitin 2023 në Qendrën e Riedukimit në distriktin e Los Angelesit.
Tridhjetë oficerë të riedukimit janë dënuar me rrezikim dhe abuzim të fëmijëve, konspirim dhe sulm për lejimin e më shumë se 100 adoleshentëve të marrin pjesë në ndeshjet e “grindjeve të gladiatorëve” në qendrën e riedukimit në distriktin e Los Angelesit, ka deklaruar të hënën, Rob Bonta, ka raportuar “The Washington Post”.
Bonta dyshon se oficerët kanë lejuar, ose inkurajuar 69 rrahje në mes 143 fëmijëve nga 1 korriku i 2023-s deri më 31 dhjetor të atij viti, në qendrën e riedukimit Los Padrinos – një qendër që veçse po përballet me kritika nga agjencitë shtetërore për probleme me staf dhe kushte të papërshtatshme. Të rinjtë e përfshirë në grindje kanë qenë nga 12 deri në 18-vjeç, ka shtuar Bonta.
“Përshkrimi dhe ngritja e akuzave penale është hap i rëndësishëm drejt mbajtjes përgjegjës të këtyre oficerëve dhe trajtimit të mangësive në Qendrën Los Padrinos. Le të jenë akuzat e sotme paralajmërim për të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin e tyre, Departamenti i Drejtësisë i Kalifornisë është duke vëzhguar, dhe ne do t'ju mbajmë përgjegjës", ka deklaruar Bonta gjatë prononcimit për media.
Departamenti i Korrektimit në distriktin e Los Angelesit, që mbikëqyr qendrat e riedukimit, ka lëshuar një deklaratë se të gjithë 30 oficerët të listuar në përshkrim janë pezulluar pa pagesë nga puna.
Përktheu: Shkelzen Dema