Botë

Dënohen 5 personat që komplotuan rrëzimin e qeverisë gjermane dhe kidnapimin e një ministri

gjermani

Ilustrim

Një gjykatë gjermane ka dënuar të enjten pesë persona për komplot për përmbysjen e qeverisë përmes një grushtshteti të ekstremit të djathtë dhe për rrëmbimin e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Gjykata e Lartë rajonale e Koblenzit i ka dënuar katër krerë me dënime me burg nga 4 vjet deri në 8 vjet. Një person të pestë e ka dënuar me dy vjet e 10 muaj, raportoi AP. 

Të pandehurit akuzoheshin për themelimin ose pjesëmarrjen në organizatën terroriste të quajtur “Patriotët e Bashkuar”, dhe për përgatitje të një kryengritjeje kundër qeverisë gjermane.

Prokurorët kanë thënë se ata kishin synim të krijonin “kushte të ngjashme me luftën civile” duke përdorur eksplozivë për të shkaktuar bllokada në tërë vendin e më pas të rrëmbenin ish-ministrin Karl Lauterbach – ai pati marrë masa të rrepta gjatë pandemisë COVID-19.

Nuk pati indikacione se grupi ishte afër arritjes së grushtshtetit.

Ky rast është i ndarë nga ai ku disa persona u arrestuar në dhjetor 2022 për planifikim të rrëzimit të qeverisë. Mes komplotuesve ishte edhe një anëtar i partisë Alternativa për Gjermaninë.