Botë

DASH: Ukraina e gatshme të pranojë armëpushim të përkohshëm

Fillojnë bisedimet SHBA-Ukrainë

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar të martën se Ukraina është shprehur e gatshme të pranojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor pas bisedimeve të sotme të paqes që janë zhvilluar në Arabinë Saudite. 

“Armëpushimi i propozuar do të jetë i zgjatshëm me marrëveshje të ndërsjellë të të dyja palëve dhe është subjekt i pranimit dhe zbatimit nga Rusia”, thuhet ndër të tjera në deklaratë, raporton BBC. 

Ndërkohë pas takimit, ka folur edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili ka deklaruar se SHBA-ja ka bërë një ofertë, të cilën ukrainasit e kanë pranuar, "për të hyrë në një armëpushim dhe për të hyrë në negociata për t'i dhënë fund këtij konflikti në një mënyrë që të jetë i qëndrueshëm”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, ka thënë ndërkaq se gjatë takimit është diskutuar se si të përfundojë lufta përgjithmonë dhe çfarë lloj garancish do të kenë për sigurinë afatgjatë.

Ai ka thënë se do të bisedojë me homologun e tij rus në ditët në vijim teksa sekretari Rubio do të jetë me ministrat e jashtëm të G7-ës.

“Ata do ta çojnë procesin përpara prej andej”, është shprehur ai. 

Presidentët e Ukrainës dhe të SHBA-së janë pajtuar po ashtu “që ta përmbyllin sa më shpejt që të munden” një marrëveshje gjithëpërfshirëse për mineralet.

Lexo përditësimet tjera
Marco Rubio dhe Mohammad bin Salman

Ukraina pranon armëpushim 30-ditor, SHBA-ja ia rikthen ndihmën

Administrata Trump ka hequr pezullimin e ndihmës ushtarake dhe të inteligjencës për Ukrainën pasi Kievi ka...