Botë

DASH: Takimi në Arabinë Saudite me palën ruse, për të parë nëse Moska është serioze

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Takimi i së martës në Arabinë Saudite midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë do të jetë një "hap i parë" për të parë nëse Moska është serioze në lidhje me bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk do të çojë domosdoshmërisht në fillimin e negociatave, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Bisedimet në Riad të martën do të shënojnë kthesën më të rëndësishme në lidhjet midis Uashingtonit dhe Moskës që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, dhe do të pasojnë bisedën telefonike të presidentit Trump javën e kaluar me presidentin rus Vladimir Putin, raporton BBC.

"Ky është një vazhdim i bisedës fillestare midis Putinit dhe presidentit Trump për të parë nëse hapi i parë është i mundur”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Ndërkohë liderët evropianë janë mbledhur të hënën në Paris për të diskutuar po ashtu për Ukrainën dhe mospërfshirjen e Evropës në bisedime. 

LEXO EDHE: