Botë

Danimarka këshillon transgjinorët të paraqiten në Ambasadën amerikane para se të nisen në SHBA

Danimarka

Foto: Associated Press

Ministrja e Jashtme e Danimarkës ka lëshuar këshilla të reja për transgjinorët që nisen drejt SHBA-së, duke ndjekur shtetet tjera evropiane si Gjermania dhe Finlanda, pasi ka thënë se këta persona mund të përballen me vështirësi në hyrje të SHBA-së.

Në faqen e ministrisë shkruhet se transgjinorët duhet të kontaktojnë Ambasadën amerikane para se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, raportoi AP.

“Kur aplikoni për vizë për në SHBA, janë të shënuar dy gjini për t’u zgjedhur: mashkull ose femër. Nëse në pasaportë ju shkruan X, ose keni ndryshuar gjininë, rekomandohet që të kontaktoni Ambasadën amerikane para udhëtimit për t’u orientuar si të procedoni”, thuhet në njoftim.

Edhe pse aty nuk përmendet posaçërisht administrata e re amerikane, lëvizja vjen vetëm disa javë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke bërë thirrje që gjinia të definohet vetëm si mashkull ose femër dhe që kjo të paraqitet kështu në dokumentet zyrtare.