Botë

Dalin rezultatet e hetimeve të para pas rrëzimit të avionit në Kore të Jugut

Avioni që u rrëzua

Pupla zogjsh janë evidentuar në një motor të gjetur në vendin ku avioni i Jeju Air u rrëzua më 29 dhjetor gjatë aterrimit dhe shkaktoi vdekjen e 179 njerëzve në Kore të Jugut.

TheIndependent ka shkruar se arsyet e rrëzimit të Boeing 737-800 po hetohen, por thuhet se edhe rrëshqitja e tij mund të ketë çuar në shpërthimin e tij.

Disa pamje tregojnë se avioni kishte pasur vështirësi me pajisjen e uljes, e piloti kishte marrë një paralajmërim nga kontrollorët e trafikut ajror në lidhje me goditjet e mundshme të shpendëve. Avioni kishte lëshuar një sinjal shqetësimi pak para se të rrëzohej.

Të gjithë viktimat janë koreano-jugorë, me përjashtim të dy tajlandezëve. Shumë prej tyre po ktheheshin nga Bangkoku pas pushimeve të festave të fundvitit.