Një tërmet me shkallë 4.8 ka goditur New Yorkun të premten.
Epiqendra ishte afër New Jerseyt, në një zonë rreth 60 kilometra nga qyteti i New Yorkut.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërmetet janë të rralla.
Autoritetet e New Yorkut, kanë thënë se infrastruktura në këtë zonë po rishikohet për dëme të mundshme.
Tani kanë dalë pamje të dridhjeve të tokës në këtë zonë. Kamera e sigurisë ka kapur edhe momentin e tërmetit te Statuja e famshme e Lirisë.