Tërmeti i së mërkurës në Turqi ka bërë që copa betoni të bien nga një ndërtesë që gati i kanë zënë njerëzit që po kalonin rrugës.
Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë goditi qytetin Elazig në provincën Malatya. Nuk është raportuar për të lënduar apo viktima.
Në shkurt të vitit të kaluar, Turqia ishte goditur nga një tërmet i fortë prej 7.8 shkallësh të Rihterit, që më pas pasoi edhe me një tjetër të fortë prej 7.5 shkallë. Më shumë se 55,000 persona vdiqën e qytete të tëra u fshinë si në Turqi ashtu edhe në Siri e cila u prek nga tërmetet.
Turqia vlerësohet zonë me aktivitet të lartë sizmik.