Indeksi botëror i çmimeve të ushqimeve të Kombeve të Bashkuara u lehtësua pak në gusht, tregojnë të dhënat e publikuara të premten.
Sipas OKB-së, çmimet më të ulëta për sheqerin, mishin dhe drithërat më shumë kompensuan çmimet më të larta të qumështit dhe vajit vegjetal.
Indeksi i çmimeve, i përpiluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, ra në 120.7 pikë në gusht nga 121 sa ishte në korrik, raporton Reuters.
Indeksi i FAO-s arriti në nivelin më të ulët tre-vjeçar në shkurt të këtij viti, pasi çmimet e ushqimeve ranë nga rekordi i vendosur në mars të vitit 2022, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Vlera e gushtit ishte për 1.1% më e ulët se niveli i një viti më parë, dhe për 24.7% më ulët se marsi i vitit 2022.
Në një raport të veçantë, FAO ka ulur parashikimin e saj për prodhimin global të drithërave në vitin 2024, me 2.8 milionë tonë metrikë, apo në 2.851 miliardë tonë.
Rënia reflekton në masë të madhe perspektivat e reduktuara për kulturat e grurit të trashë në Bashkimin Evropian, Meksikë dhe Ukrainë, falë kushteve të motit të nxehtë dhe të thatë.
Agjencia gjithashtu uli parashikimin e saj për rezervat botërore të drithërave në fund të sezonit në vitin 2025, me 4.5 milionë tonë.