Botë

Çifti që iku pa paguar në disa restorante, del në gjyq

Çifti që iku pa paguar në disa restorante, del në gjyq

Dy persona kanë pranuar se janë larguar nga disa restorante pa paguar. 

Ann McDonagh dhe Bernard McDonagh nga Uellsi u paraqitën në gjykatë të mërkurën. Ata u deklaruan fajtorë për pesë akuza, raportoi SkyNeës. 

Një restorant fillimisht kishte shkruar në Facebook se një familje ishte larguar nga aty pa paguar faturën prej 329 funtesh. 

Postimi u shpërnda me mijëra herë. 

Restorante të tjera më pas postuan për përjetime të ngjashme. 

Atyre do t’u jepet dënimi më 29 maj.