Në fjalimin e mbajtur në mënyrë virtuale para liderëve të vendeve evropiane të enjten në Bruksel, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka trajtuar një sërë tematikash të cilat janë përmbledhur në disa pika kyçe nga mediumi britanik BBC
Disa nga pikat kyçe nga fjalimi i Zelenskyt janë si më poshtë:
• Ai bëri thirrje për të paktën 5 miliardë euro në ndihma prej Evropës, që sipas tij, do të përdoren për blerjen e menjëhershme të predhave dhe ka thënë se rritja e mbështetjes për Ukrainën është “jashtëzakonisht e rëndësishme”
• Bashkimi Evropian duhet të përfshihet në bisedimet e paqes, ka thënë Zelenksy, duke bërë thirrje për unitet në bllokun evropian
• Ai iu kërkoi vendeve evropiane që të “mos e ulin presionin mbi Rusinë”, dhe se sanksionet duhet të vazhdojnë
• Është “thjesht anti-evropiane” kur vendimet që “janë të rëndësishme për të gjithë kontinentin ose që janë pajtuar paraprakisht” të bllokohen nga një person - kryeministri hungarez, Viktor Orban.
• Zelensky gjithashtu përmendi bisedën produktive telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe iu kërkoi vendeve evropiane përkrahje për një “armëpushim të plotë e të pakushtëzuar në tokë”