Miliona njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë në bregun perëndimor të Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa uragani Milton po afron.
Stuhia e kategorisë së pestë, me erëra që pritet të shkojnë deri në 270 km/h, pritet të jetë më e fuqishmja që godet zonën në 100 vjet, ka paralajmëruar presidenti Joe Biden.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Bideni ka thënë se largimi nga zona është çështje “jetë a vdekje”.
“Evakuoni tani, tani, tani”, paralajmëroi lideri amerikan.
Uragani Milton ka detyruar evakuimet më të mëdha të Floridas ndër vite. Guvernatori Ron DeSantis ka paralajmëruar se “përbindëshi” është rrugës.
Stuhia vjen më pak se dy javë pasi uragani Helene, stuhia më vdekjeprurëse kontinentale që nga Katrina më 2005 goditi SHBA-në juglindore, duke lënë të vdekur të paktën 225. Qindra të tjerë janë të zhdukur.
Miltoni parashikohet të godasë bregun jugperëndimor të Floridës deri të mërkurën (sot) në mbrëmje me orën lokale, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA në përditësimin më të fundit.