Botë

Ceremonia e varrimit të liderit të Hamasit tërheq turma njerëzish në Iran

Ceremonia e varrimit të liderit të Hamasit tërheq turma njerëzish në Iran

Foto: Associated Press

Mijëra persona janë mbledhur për ceremoninë e varrimit të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran, i vrarë nga një sulm në Teheran të mërkurën.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka udhëhequr lutjet para varrimit në Katar të udhëheqësit të grupit ekstremist.

Mediat amerikane kanë cituar zyrtarë iranianë që kanë thënë se lideri suprem ka urdhëruar sulm direkt kundër Izraelit, për të cilin ka thënë se është përgjegjës për sulmin në tokën iraniane, raportoi BBC. 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shteti i tij ka dhënë “goditje shkatërruese” ndaj armiqve të tij ditët e fundit, përfshirë vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukur në Bejrut, disa orë para sulmit në Teheran.

Krahu i armatosur i Hamasit ka thënë se vdekja e Haniyehut do “ta çojë betejën në dimensione të reja” dhe do të ketë pasoja të mëdha.

Haniyeh pritet të varrohet të enjten vonë në kryeqytetin e Katarit, Doha.