Botë

CDU-ja prezanton Friedrich Merz si kandidatin për kancelar

Friedrich Merz

Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Unioni Kristian Demokrat i qendrës së djathtë të opozitës gjermane njoftoi se ka zgjedhur liderin e saj, Friedrich Merz, për të qenë kandidati i saj për kancelar në zgjedhjet kombëtare të vitit të ardhshëm.

Vendimi vë kancelarin aktual, Olaf Scholz në një sfidë në zgjedhjet federale të planifikuara për në shtator të vitit 2025. 

Gjermanët janë duke pritur me padurim të shohin votimin e vitit të ardhshëm në një kohë kritike, për shkak të luftës së vendit për të integruar një numër të madh refugjatësh dhe emigrantësh, derisa ekonomia e shtetit po dobësohet, raporton Reuters.

Sulmet e fundit ekstremiste kanë nxitur një reagim kundër migrimit që po çon në një rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme.

Zgjedhja u njoftua në një konferencë shtypi në Berlin nga Merz dhe Markus Soeder, kreu i partisë bavareze simotër, Unioni Kristian Social, i cili gjithashtu kishte qenë pretendent për këtë rol. 

Një koalicion jopopullor trepartiak, i udhëhequr nga Scholzi ka qeverisur që nga viti 2021. Aktualisht, sondazhet tregojnë Kristian Demokratët si partinë më të fortë në vend. 

Scholzi ka thënë se do të dëshironte të kandidonte përsëri për kancelar, por kandidatura e tij nuk është konfirmuar nga partia e tij.