Botë

Carney i fiton zgjedhjet në Kanada

Mark Carney

Lideri i liberalëve në Kanada, Mark Carney do të jetë kryeministër i Kanadasë, pasi i fitoi zgjedhjet e fundit, dhe pritet të formojë kabinetin e ri brenda 2 javësh, ka raportuar “The Guardian”.

Qeveria e re do të punojë në shkurtimin e taksave për klasën e mesme siç kishte premtuar gjatë fushatës dhe do të angazhohet në negociata të reja për tregti dhe siguri me administratën amerikane të Donald Trumpit, sipas një zyrtari anonim.

Sipas raportimeve kabineti i tij nuk do të përbëhet nga më shumë se 30 personash, që është edhe më pak se kabineti i ish-kryeministrit Justin Trudeau që i kishte 37.

Carney ka deklarua se ai ka zgjedhur të hyjë në politikë sepse ai mendonte se Kanadaja ka nevojë për ndryshime të mëdha të udhëhequra me vlerat kanadeze të: përulësisë, ambicies dhe unitetit.