Një 75-vjeçar nga Missouri e ka ngufatur për vdekje gruan e tij derisa ishte e shtrirë në spital. Ai ka thënë se nuk mundi më të përballonte shpenzimet e dializës së veshkave.
Ronnie Wiggs është burgosur për vrasje të shkallës së dytë lidhur me vrasjen që nxiti demonstrata për mënyrën se si gratë amerikane në përgjithësi përballen me nivel të lartë dhune nga duart e partnerëve.
Sipas një deklarate të prokurorëve, Wiggs e kishte shoqëruar gruan në spital që ajo ta vazhdonte trajtimin, raportoi Guardian.
Wiggs më pas e ngufati për vdekje – duke ia mbyllur hundën dhe gojën që të mos e linte të lëshonte zë – derisa ajo ishte në shtrat, thanë prokurorët.
Prokurorët kanë thënë se Wiggs u largua nga spitali pas vrasjes por u kthye kur mjekët e gjetën gruan të vdekur. Sipas stafit, Wiggs u pranoi se ai e kishte vrarë.
Pasi u arrestua në spital, ai pranoi dhe tregoi se si e kishte vrarë gruan. Ai po ashtu pranoi se kishte tentuar dy herë ta vriste atë.