Botë

Burri i dyshuar për vrasjen e 42 grave në Kenia, u ik policëve

Burri i dyshuar për vrasjen e 42 grave në Kenia, u ik policëve

Foto: CNN

Një i dyshuar për të cilin policia ka thënë se ka pranuar vrasjen e 42, pasi u zbuluan trupat e copëtuar në kryeqytetin e Kenias, ka ikur.

Mohamed Amin, kreu i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, ka thënë se Collins Jumaisi Khalusha u arratis bashkë me 12 të paraburgosur të tjerë të cilët ishin arrestuar sepse kishin hyrë ilegalisht në shtet.

Masa disiplinuese janë ndërmarrë ndaj policëve që ishin në detyrë në kohën e arratisjes, raportoi CNN.

Të paraburgosurit u arratisën të martën në mëngjes pasi prenë rrjetën me tela të qelisë dhe ngjitën murin rrethues.

Khalusha ishte i ndaluar në stacionin policor pasi një gjykatë ua lejoi hetuesve shtatë ditë shtesë për të hetuar krimet e tij para se t’i ngrihej aktakuza.

Khalusha u arrestua në korrik pasi 10 trupa dhe disa pjesë trupash u gjetën të mbështjellë në thasë plastike.

Policia ka thënë se Khalusha pranoi se ka vrarë 42 gra, përfshirë bashkëshorten e tij.

Avokati i Khalushas, John Maina Ndegwa, u tha gazetarëve se klienti i tij ishte torturuar dhe detyruar ta pranonte fajësinë, por se ai nuk ishte fajtor.

Policia në korrik pati thënë se trupat u zbuluan pasi të afërmit e një prej grave të zhdukura kishin thënë se panë një ëndërr ku ajo u kishte treguar që të kërkonin në një zonë nga ku më pas u zbuluan edhe trupat. Gjashtë trupa u identifikuan përmes ADN-së, por disa pjesë trupi mbeten të paidentifikuara.