Botë

I akuzuari për tentim atentatin ndaj Trumpit kishte lënë një shënim duke treguar qëllimet e tij

Arrestimi i atentatorit te Donald Trumpit, Ryan Wesley Routh

Foto: Associated Press

Burri i akuzuar për tentim vrasjen e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në një fushë golfi në Florida para disa ditëve, kishte lënë një shënim duke shpjeguar qëllimet e tij, raporton agjencia "AP".

Ai kishte shkruar se planifikonte ta vriste Trumpin dhe mbajti në veturën e tij një listë të datave dhe vendeve ku ish-presidenti amerikan do të paraqitej, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë të hënën. 

Për pretendimet e reja është njoftuar para seancës dëgjimore të së hënës, ku Departamenti i Drejtësisë do të argumentojë se 58-vjeçari Ryan Wesley Routh duhet të mbetet në paraburgim derisa çështje ndaj tij të mbarojë. 

Shënimi ishte vendosur në një kuti që i kishte dërguar ai muaj më parë një personi identiteti i të cilit nuk është zbuluar. Personi nuk e kishte hapur kutinë deri pas arrestimit të së dielës së kaluar të 58-vjeçarit. Në kuti kishte municion, një tub metalik, materiale ndërtimi, mjete, telefona dhe letra të ndryshme. Personi që mori kutinë kishte kontaktuar forcat re rendit. Emri i tij nuk u zbulua nga Departamenti i Drejtësisë.