Botë

Burrë e grua theren me thikë para “fast-foodit” në Bon të Gjermanisë

Policia gjermane

Një burrë dhe një grua mbetën të lënduar pasi u therën me thikë nga një i dyshuar para një “fast-foodi” të mërkurën në Bonn të Gjermanisë. Policia qëlloi të dyshuarin, duke e plagosur rëndë. Si viktimat, ashtu edhe i dyshuari, po trajtohen në spital.

Sipas “Deutsche Presse-Agentur”, viktima dhe i dyshuari njiheshin mes vete.

I dyshuari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë te viktimat, gruaja ka lëndime të lehta, ndërsa burri më rëndë – por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sipas gjetjeve fillestare, personat e përfshirë njihen me njëri-tjetrin dhe besohet se kanë pasur debat mes vete”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Ata thuhet se janë të pastrehë.