Një ish-mjek u dënua me burgim të përjetshëm për abuzim seksual të shumë pacientëve, përfshirë fëmijë, në New York.
Darius Paduch, ish-urolog, u shpall fajtor në një gjyq ku 11 viktima dëshmuan se ishin abuzuar nga Paduch.
Paduch ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka thënë se është i pafajshëm. Ai pati thënë se disa nga metodat e tij të prekjes së pacientëve ishin në aspektin mjekësor të nevojshme, raportoi AP.
Paduch abuzoi pacientë që nga viti 2007 deri më 2019. Ai e ftoi të paktën njërën viktimë në anijen e tij ku i dha qetësues dhe e sulmoi seksualisht.
“Ai shfrytëzoi pozicionin e tij si urolog në spitale prestigjioze për të sulmuar seksualisht pacientë, përfshirë fëmijë, për të përmbushur dëshirat e tij seksuale”, ka thënë zyra e prokurorit.