Nga Irani për në BE

Bullgaria sekuestron mbi 400kg heroinë afër kufirit me Turqinë

Sekuestrohet heroina

Sekuestrohet heorina

Autoritetet doganore bullgare kanë thënë se kanë sekuestruar rreth 403 kilogramë heroinë të gjetur në një kamion me regjistrim turk, në rrugën nga Irani për në Evropën Perëndimore.

Heroina ishte fshehur në 618 pako brenda 156 dyshekëve të gjumit të transportuar në kamion, raporton AP.

Zyrtarët vlerësuan sasinë e drogës në 8.5 milionë euro.

Kamioni u konfiskua në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo në kufirin turk, tha të shtunën prokurori rajonal i Haskovës, Ivan Stojanov.

"Le të përgëzojmë veten për këtë sukses vërtet të madh”, tha ministri i Brendshëm bullgar, Kalin Stojanov.

Droga mendohej se kishte origjinën në Iran dhe ishte e destinuar për shpërndarje në disa nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, sipas tij.

Shoferi turk i kamionit u arrestua dhe mund të përballet me 20 vjet burgim nëse dënohet për akuzat e trafikut të drogës.

Bullgaria, e cila shtrihet në një rrugë droge nga Lindja e Mesme në Evropën Perëndimore, ka ndërmarrë hapa masiv në vitet e fundit për të parandaluar trafikun e drogës.