James Scott Rhys Anderson u kap në rajonin e Kurskut nëntorin e kaluar, kur forcat ukrainase kishin nisur një inkursion, dhe është akuzuar për aktivitet terrorist.
22-vjeçari është britaniku i parë që dënohet nga Rusia gjatë luftës.
Një deklaratë e lëshuar nga gjykata ruse pretendon se Anderson është deklaruar fajtor, por kjo nuk dihet me siguri.
Gjykata ruse ka thënë se ai do t’i kalojë pesë vitet e para në burg para se të transferohet në një qendër ku të burgosurit mbahen në kushte “strikte”.
Hetuesit rusë e kanë akuzuar Andersonin se ka kryer vepra terroriste si pjesë e një grupi të organizuar dhe se ilegalisht ka kaluar kufirin në Rusi.
Derisa Anderson është shtetasi i parë britanik që u akuzua për luftim në Ukrainë dhe i dënuar nga Rusia, dy britanikë të tjerë ishin dënuar me vdekje në Donetsk, por më vonë ata ishin liruar në një shkëmbim të burgosurish.