Një britanike është deklaruar fajtore për pjesëmarrje në rrjetin botëror të torturimit të majmunëve.
Holly LeGresley ishte pjesë e një grupi privat online që paguante njerëz në Indonezi për të vrarë dhe torturuar majmunë të vegjël.
Ajo u deklarua fajtore mbi akuzat se shkaktoi dhe ndihmoi në torturimin e majmunëve përmes internetit, raportoi BBC.
Prokurorët kanë thënë se LeGresley shfaqi dëshirën për të lënduar krijesa të cenueshme dhe se ajo po ashtu kishte urrejtje ndaj grave shtatzëna dhe fëmijëve.
Grupi ku ishte edhe LeGresley komunikonte në Telegram dhe pranonte videot e torturave aty nga njerëzit në Indonezi.
Grupi përdorej për të ndarë ide për mënyra torturash, të tilla si djegia për së gjalli e majmunëve, lëndimi i tyre me pajisje të ndryshme e madje futja e njërit në grirës.
Idetë më pas dërgoheshin bashkë me paratë te videokrijuesit në Indonezi që i kryenin ato.
LeGresley do të dënohet më 7 qershor.