Botë

Britania e Madhe zhvillon “kontakte diplomatike” me rebelët sirianë

Rebelët sirianë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka deklaruar se qeveria britanike ka zhvilluar “kontakte diplomatike” me grupin rebel sirian që përmbysi regjimin e Asadit.

Siç ka raportuar BBC-ja, Lammy është shprehur se Hayat Tahrir al-Sham mbetet organizatë terroriste e ndaluar, por Mbretëria e Bashkuar “mund të ketë kontakt diplomatik” me të.

Edhe homologu i tij amerikan, Antony Blinken, ka deklaruar ditë më parë se Shtetet e Bashkuara kanë pasur “kontakt të drejtpërdrejtë” me rebelët që tashmë kontrollojnë Sirinë.

“Ne duam të shohim një qeveri përfaqësuese, një qeveri gjithëpërfshirëse. Ne duam t’i shohim rezervat e armëve kimike të siguruara dhe jo të përdorura dhe duam të sigurojmë që të mos ketë dhunë të vazhdueshme...Për të gjitha këto arsye, duke i shfrytëzuar të gjitha kanalet që kemi në dispozicion, dhe ato janë kanale diplomatike dhe natyrisht të udhëhequra nga inteligjenca, ne kërkojmë të merremi me rebelët aty ku duhet”, ka deklaruar zyrtari britanik.

Mediumi ka sqaruar se kontaktet e tilla nuk nënkuptojnë se autoritetet britanike kanë hequr grupin e rebelëve nga lista e ndalua. Kjo tregon se qeveria e Britanisë së Bashkuar ka nisur një proces gjykimi ndaj grupit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinken dhe Lammy zhvilluan diskutime të dielën, ndërsa sekretari i Shtetit i tha sekretarit të jashtëmka thënë se “Uashingtoni do të mbështesë një qeveri të përgjegjshme dhe përfaqësuese në Siri”. Ai përmendi një qeveri të zgjedhur nga populli sirian.

Lammy ka shtuar se grupi sirian mbetet organizatë e ndaluar, që ka rrjedhur nga Al-Kaeda.

“Al-Kaeda është përgjegjëse për një humbje të jashtëzakonshme jetësh në tokën britanike. Ne do t’i gjykojmë ata për veprimet e tyre...Ky është moment i rëndësishëm për Sirinë”, ka theksuar ai.