Kryeministri britanik, Keir Starmer u prit në Berlin të mërkurën nga kancelari Olaf Scholz, ku diskutuan për një trakt të ri mes vendeve, në qendër të të cilit është marrëveshja për mbrojtjen e Ukrainës, ka raportuar TheGuardian.
Starmer është shprehur se kjo marrëveshje zgjeron bashkëpunimin për mbrojtje mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, për t'iu bërë ballë kërcenimeve të një bote të paqëndrueshme.
“Kjo, sigurisht nënkupton një vendosmëri të përbashkët për të mbrojtur sigurinë e popullit tonë dhe kontinentit më të gjerë evropian. Kjo nis me mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, ka deklaruar lideri britanik.
Ai ka shtuar se vendet evropiane e dinë borxhin që ia kanë popullit ukrainas “i cili lufton jo vetëm për të mbrojtur veten, por për njerëzit në mbarë Evropën”.
“Sot, ne kemi vendosur angazhimin tonë për të qëndruar me Ukrainën për aq kohë sa duhet”, ka thënë Starmer.