Brigada “Pylli i Zi” e forcave ukrainase ka arritur të detektojë dhe të shkatërrojë radarin rus, 96L6E 96L6, në zonën luftimeve derisa ishte në lëvizje.
Punishment from above
Destruction of a russian 96L6E 96L6 all-altitude target designation radar.
📹: Black Forest Brigade pic.twitter.com/teqj3bhqmF
Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamje të shkatërrimit, derisa automjeti ishte në fushën e hapur. Momenti i filmuar është publikuar në rrjetin social X, ka bërë me dije brigada e 15-të e artilerisë.
“Ndëshkimi nga lart. Shkatërrimi i një radari rus, 96L6E 96L6, i përcaktimit të objektivit në të gjitha lartësitë”, ka shkruar brigada e ushtrisë ukrainase.
Ukraina ka njoftuar se ka shkatërruar edhe artileri ruse në zonën e Bakhmutit. Forca speciale “Omega” shkatërroi grupin në lëvizje dhe autoblinda.