Botë

Bossi i kartelit Sinaloa u arrestua me ndihmën e djalit të El Chapos

"El Mayo" dhe djali i "El Chapos"

"El Mayo" dhe djali i "El Chapos"

Javën e kaluar, agjencitë amerikane të sigurisë arrestuan Ismael Zambadan, i njohur si “El Mayo”, një nga themeluesit dhe drejtuesit e kartelit famëkeq meksikan Sinaloa. Befasisht, arrestimi u ndihmua nga djali i “El Chapos”, Joaquin Guzman Lopez, në atë që po konsiderohet si akt tradhtie brenda kartelit, shkruan CNN.

Në vitin 1989, “El Mayo” dhe “El Chapo” themeluan kartelin Sinaloa, i cili fiton deri në tre miliardë dollarë në vit nga shitja e lëndëve narkotike.

Ndërsa “El Chapo” është arrestuar disa herë dhe sot vazhdon të jetë në burg në SHBA, partneri i tij në themelimin e kartelit famëkeq i është shmangur arrestimit për dekada.

Në fund Zambada gaboi. Gjithçka është kurdisur nga djali i ish-partnerit të tij, Joaquin Guzman Lopez.

Të dy u arrestuan javën e kaluar, por Guzman Lopez thuhet se ka planifikuar të dorëzohej pas negociatave sekrete me autoritetet amerikane për disa muaj.

Me shpresën për të marrë dënim më të vogël, ai vendosu t’u bënte “dhuratë” amerikanëve 76-vjeçarin Zambada me të mbërritur në El Paso, qytet në jug të SHBA-së.

Djali i “El Chapos” i tha Zambadas se do të shkoni në veri të Meksikës për të parë disa prona të paluajtshme, por e mashtroi dhe ia dorëzoi autoriteteve amerikane.

Kur “El Mayo” u arrestua, dolën në rrjete sociale disa nga deklaratat e tij të dhëna në një intervistë të rrallë në vitin 2010. I pyetur për arrestim të mundshëm, Zambada u shpreh se do ta vriste veten dhe se është frika e tij më e madhe.