Botë

Borxhi nuk do të zhduket nëse më shkarkoni, thotë Barnier

Michel Barnier

Michel Barnier

Foto: Associated Press

Kryeministri francez, Michel Barnier ka thënë gjatë mbledhjes së Asamblenë Kombëtare të mërkurën se shkarkimi i tij nga detyra nuk do t'i zgjidhë problemet financiare të vendit.

“Kemi arritur në një moment të së vërtetës, përgjegjësisë”, ka thënë ai, duke shtuar se “duhet të shikojmë realitetin e borxhit tonë”, raporton BBC.

“Nuk është kënaqësi që unë propozoj masa të vështira”, ka shtuar Barnier.

Ai ka mbrojtur gjithashtu kalimin e buxhetit për vitin 2025 pa konsultim parlamentar, duke thënë se ka punuar me të dy dhomat e parlamentit për të zhvilluar dokumentin.

Barnier ka shtuar se “nuk ka frikë” se do ta votojnë dhe se “rrallë ka pasur frikë” në karrierën e tij të gjatë politike.

Ai ka shtuar se nëse mbahet në pushtet, është i gatshëm të punojë në mënyrë konstruktive me këdo.

Në përfundim të fjalimit të tij, Barnier ka thënë se ka qenë "një nder" që ka shërbyer si kryeministër.

Lexo përditësimet tjera
France

Ligjvënësit francezë pritet ta rrëzojnë sot qeverinë e Barnier

Ligjvënësit francezë janë të sigurt se do të rrëzojnë qeverinë me një mocion mosbesimi të mërkurën,...