Botë

Borrelli u kërkon vendeve të BE-së që të ndjekin shembullin e Bidenit për Ukrainën

Josep Borrell

Foto: Associated Press

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përsëriti të hënën mbështetjen e tij që Ukrainë të lejohet të përdorë armët me rreze të gjatë të furnizuar nga Perëndimi për të goditur objektivat ushtarake ruse.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden autorizoi të dielën Ukrainën të përdorë raketa të furnizuara nga SHBA-ja për të goditur më thellë brenda Rusisë, sipas një zyrtari amerikan dhe tre personave të tjerë të njohur me këtë çështje, raporton AP.

"Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë armët që ne i kemi dhënë, në mënyrë që jo vetëm të ndalojë shigjetat, por edhe të jetë në gjendje të godasë harkëtarët”, u ka thënë Borrell gazetarëve në Bruksel.

LEXO EDHE: