Botë

Borrelli i pyet shtetet anëtare të BE-së nëse duan t’u vënë sanksione disa ministrave izraelitë

Josep Borrell

Josep Borrell

Foto: Associated Press

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur të enjten se ka filluar procesin e pyetjes së vendeve anëtare nëse duan të vendosin sanksione ndaj disa ministrave izraelitë.

Sipas tij, sanksionet synohet ndaj atyre ministrave që kanë lëshuar mesazhe urrejtje ndaj palestinezëve, raporton Reuters.

“Kam nisur procedurën për të pyetur shtetet anëtare nëse e konsiderojnë të përshtatshme përfshirjen në listën tonë të sanksioneve disa ministra izraelitë të cilët kanë lëshuar mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër palestinezëve dhe kanë propozuar gjëra që bien në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, u ka thënë ai gazetarëve përpara një takimi me ministrat e Punëve të jashtme të BE-së në Bruksel.

Borrelli nuk ka përmendur se për cilët ministra izraelitë bëhet fjalë.