Botë

Borrell mbërrin në Kiev për vizitën e fundit si shef i diplomacisë së BE-së

Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, mbërriti në Kiev të shtunën për vizitën e pestë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Kjo do të jetë vizita e tij e fundit në Ukrainë si shef i diplomacisë së BE-së.

“Mbështetja e BE-së për Ukrainën ka qenë prioriteti im personal gjatë mandatit tim dhe do të mbetet në krye të agjendës në BE”, ka thënë Borrell.

Borrell beson se Ukraina ka nevojë për garanci më të forta sigurie.

Gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut të hënën, Borrelli i kërkoi vendit të rrisë mbështetjen për Ukrainën mes shqetësimeve për vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi.

Borrelli do të zëvendësohet nga estonezja Kaja Kallas në rolin e shefes së diplomacisë së BE-së.