Botë

Borrell kërkon fonde shtesë për Ukrainën në forumin BE-Ukrainë

Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka mbërritur të hënën në forumin BE-Ukrainë në Bruksel, raporton “Associated Press”.

Borrelli është nikoqir i takimit, i cili do të mbahet me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe rritjen e prodhimit të municioneve në Bashkimin Evropian dhe Ukrainë.

“Jam këtu për të gjetur mënyra se si mund të bashkëpunojmë me industritë evropiane të mbrojtjes dhe për një kohë të shkurtër, qëllimi ynë është që të gjejmë fonde shtesë për forcat e armatosura ukrainase”, është shprehur Borrell.

Përfaqësues nga më shumë se 140 industri të mbrojtjes do të marrin pjesë në këtë forum.