Botë

Bomba e fshehur në skuterin elektrik vrau gjeneralin e rëndësishëm rus

Vrasja e gjeneralit rus

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse dhe ndihmësi i tij janë vrarë në një shpërthim me bombë në Moskë, ka raportuar BBC-ja të martën. Gjenerali Igor Kirillov, lider i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike, po largohej nga një bllok banimi kur pajisje e fshehur në skuter shpërtheu, ka njoftuar Komiteti Hetimor i Rusisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë, me shenja djegieje në mure dhe një numër dritaresh të dëmtuara. Në rrugë u panë edhe dy çanta.

Gjenerali Igor Kirillov

Kirillov u akuzua së fundmi për përdorim të armëvë kimike në Ukrainë. Nga këto armë thuhet se 2000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak janë shtruar në spital, pasi kanë pësuar helmim kimik.

Nën këtë akuzë, në tetor Mbretëria e Bashkuar i kishte vënë sanksione Kirillovit.

Agjencitë ruse thanë se vrasja e gjeneralit rus u bë me 300 gramë eksploziv dhe ishte kontrolluar nga distanca.

Rusia akuzon Perëndimin për vrasjen e gjeneralit

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 10:32
Vrasja e gjeneralit rus Igor Kirillov

Zyrtarët ruse kanë akuzuar Perëndimin për planifikimin e vrasjes së gjeneralit Igor Kirillov, duke thënë se ai u vra pasi “merrje me zbulimin e krimeve e anglo-saksonëve”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme rus, Maria Zakharkova, ka shkruar në Telegram se Kirillov “kaloi shumë vite duke i ekspozuar sistematikisht krimet”.

Rusia ka shtuar se Krillov “ishte person që i kuptoi dhe gjurmoi të gjithë veprimtarinë kriminale të SHBA-së dhe satelitëve të saj”.

Është kërkuar një reagim i ashpër ndaj vrasjes së gjeneralit rus. Kirillov u vra të martën në mëngjes nga një bombë e kontrolluar në distancë. Bomba ishte montuar pranë banesës së tij, e jetën e ka humbur edhe ndihmësi i tij.

Krillov është akuzuar se ka përdorur armë kimike në luftë ndaj Ukrainës. Ai ishte sanksionuar nga Britania e Madhe.

Ukraina merr përsipër vrasjen e gjeneralit rus

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 09:35
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës

Shteti i Ukrainës qëndron prapa vrasjes së gjeneralit rus, Igor Kirillov në Moskë të martën, ka raportuar BBC. Mediat ukrainase raportuan se sulmin e ka marrë përsipër Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, pa dhënë më tepër detaje.

Me gjeneralin rus është vrarë edhe ndihmësi i tij. Vrasja e tij u bë me bombë të kontrolluar nga distanca.

Kirillov akuzohet se përdori armë kimike në luftë me Ukrainën.

Ai ishte sanksionuar nga Britania e Madhe.