Botë

Blinkeni thotë se marrëveshja e armëpushimit të Libanit është në "fazat e saj përfundimtare"

Antony Blinken

Antony Blinken

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban është në "fazat përfundimtare".

“Nuk jemi ende atje, por besoj se jemi në fazat përfundimtare”, ka thënë Blinken në një konferencë shtypi gjatë mbledhjes së G7-s në Itali, raporton CNN.

Ai ka thënë se marrëveshja do të bënte “një ndryshim të madh në shpëtimin e jetëve dhe jetesës në Liban dhe në Izrael”.

"Do të bëjë një ndryshim të madh në krijimin e kushteve që do t'i lejojnë njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt në Izraelin verior dhe në Libanin jugor”, ka deklaruar Blinken.

Ai ka shprehur po ashtu besimin se marrëveshja e armëpushimit do të ndihmonte për t'i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza gjithashtu duke ushtruar presion ndaj Hamasit për të arritur një marrëveshje.

“Në veçanti, Hamasi do ta dijë se nuk mund të llogarisë në hapjen e fronteve të tjera në luftë”, ka thënë Blinken.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbajë një fjalim pas takimit të kabinetit të sigurisë, ku pritej të miratohej marrëveshja e armëpushimit me Hezbollahun.

Fjalim pritet të mbajë të martën edhe presidenti amerikan, Joe Biden.