Botë

Blinkeni kërkon diplomaci për zgjidhjen e tensioneve Izrael-Hezbollah

Antony Blinken

Antony Blinken

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se mënyra më e mirë që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre si në Izraelin verior ashtu edhe në Libanin jugor, është përmes diplomacisë.

Duke folur në CBS News të mërkurën, Blinken ka thënë se e rëndësishme është që të shmanget një luftë në shkallë të plotë, raporton BBC.

"Ne jemi të fokusuar tani për t'u siguruar që ne mund të de-përshkallëzojmë, të shmangim një luftë në shkallë të plotë”, është shprehur Blinken.

Ai është pyetur gjithashtu për negociatat e vazhdueshme të armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit dhe ka thënë se  Hamasi nuk ka qenë i angazhuar në bisedime javët e fundit.

"Kjo ende kërkon vendime të vështira nga ana e Izraelit, por është mënyra më e mirë për të ndaluar atë që po ndodh në Gaza, për të nxjerrë pengjet. Por gjithashtu, siç thatë ju, do të ndihmonte në veri. Do t'i jepte një kufizim Hezbollahut në mënyrë që të tërhiqet dhe të lejojë që diplomacia të funksionojë.